2016-07-25 13:52:00

Don Ferrante: Mbi 300 të rinj shqiptarë në Krakov për DBR-së 2016


Këtë javë mbahet Dita e 31-të Botërore e Rinisë në Krakov të Polonisë. Nga të gjitha viset e botës, të rinjtë, në mënyrë të veçantë nga Evropa, sot e nesër, mbërrijnë në Krakov, epiqendrën e DBR-së, për të marrë pjesë në programin dhe kremtimet e kësaj ngjarje kishtare në nivelin botëror, me temën “Lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirë”(Mt 5,7). Bashkë me të rinjtë e të gjitha kontinenteve, do të jetë edhe Papa Françesku, i cili do të shkojë në Poloni të mërkurën e ardhshme.

Ndër qindra mijëra të rinj nga të gjitha anët e botës, në Ditën së XXXI Botërore të Rinisë janë edhe mase 300 të rinjtë nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, të cilët janë parapërgatitur për këtë ngjarje. Shumica e rinjve shqiptarë tashmë ka mbërrij e të tjerë akoma janë në udhëtim drejt Krakovit, ku do të jenë protagonistë të Ditës Botërore të Rinisë të Mëshirës, siç pohon përgjegjësi për baritorinë e të rinjve i Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë, meshtari misionar, dom Roberto Ferrante, në mikrofonin e dom David Gjugjës, ta dëgjojmë.... 








All the contents on this site are copyrighted ©.