2016-07-24 12:40:00

Papa: masakra e Munihut, fakt i tmerrshëm dhune


“Fakt i tmerrshëm dhune”. Kështu e quan Papa Françesku masakrën e Munihut të Bavarisë, në një telegram dërguar, në emër të tij, nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, kryeiepshkvit të Munihut e Frisingës, kardinalit  Reinhard Marx.

Papa - lexohet në tekst - mbeti  i shtangur, kur mori lajmin e masakrës, në të cilën disa njerëz, posaçërisht të rinj, gjetën vdekjen, ndërsa të tjerë, u plagosën rëndë.

Françesku merr pjesë në dhimbjen e atyre, që shpëtuan dhe u shpreh afërsinë në vuajtje, duke ia besuar të vdekurit mëshirës së Zotit.

Shpreh, njëkohësisht, pjesëmarrjen e tij në dhimbjen e gjithë atyre, që u prekën nga ky atentat dhe falënderon ndihmësit si dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre të vëmendshëm e bujar. Ati i Shenjtë i lutet Krishtit Zot i jetës, t’i mbushë të gjithë me paqe e ngushëllim dhe u jep bekimin apostolik si “peng shprese”.








All the contents on this site are copyrighted ©.