2016-07-24 00:00:00

Ikona e shën Marisë Magdalenë në Krakov me të rinjtë për DBR-në


Të rinjtë, edhe ata nga trevat shqiptare, do të mblidhen më 26 korrik, në Krakov të Polonisë, për Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë, Papa Françesku do të shkojë në Poloni më 27 e do të qëndrojë  deri më 31 korrik, në përfundim të Takimit rinor, por edhe të udhëtimit të tij apostolik në këtë vend.

Tashmë  në Poloni çdo gjë është gati për të pritur Atin e Shenjtë Bergoglio. Edhe ikona e shën Marisë Magdalenë, e cila është ndër pajtorët e DBR-së së Krakovit. Më 22 korrik, Kisha kremtoi për herë të parë festën e saj liturgjike e reliket e shenjtes, nga dioqeza e Fréjus-Toulon, në jug të Francës, u shoqëruan nga vullnetarë domenikanë në qendrën historike të qytetit polak, ku do të qëndrojnë në kishën e shën Kazimirit, besuar françeskanëve.

Nuk do të mungojnë edhe reliket e pajtorëve të tjerë të DBR-së 2016, si shën Faustina Kovalska dhe shën Gjon Pali II, shën Masimilian Kolbe, martiri i Aushvicit dhe ato të të Lumit, Pierxhorxho Frasati, vdekur 24-vjeçar e model për të rinjtë. Të gjithë pra, në Krakov, për të reflektuar mbi temën e sivjetme, në kuadrin e Jubileut të Mëshirës: “Lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.