2016-07-24 12:57:00

Françesku, në Engjëllin e Tënzot, foli për ngjarjet dramatike në Gjermani e Afganistan


Papa, në Engjëllin e Tënzot, foli për ngjarjet dramatike në Gjermani e në Kabul të Afganistanit, ku humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm. Në këto orë - tha Ati i Shenjtë duke iu drejtuar turmës së besimtarëve - shpirti ynë është përsëri i tronditur thellë nga lajmet për aktet e dënueshme të terrorizmit e të dhunës, që shkaktuan dhimbje e vdekje.

Janë pranë – vijoi - familjarëve të viktimave dhe të plagosurve. Ju ftoj të bashkoheni me lutjen time, që Zoti t’i frymëzojë të gjithë për vepra mirësie e vëllazërimi. Sa më shumë të duken të pakapërcyeshme vëshirësitë e të errëta perspektivat e sigurisë e të paqes, aq më ngulmuese duhet të bëhet lutja jonë.








All the contents on this site are copyrighted ©.