2016-07-20 14:20:00

Trio “Il Volo” do të këndojë në Krakov, para Papës Françesku


Trioja e njohur e djemve italianë “Il Volo” (Fluturimi) do të këndojë para Papës Françesku, gjatë Ditës Botërore të Rinisë, në Krakov të Polonisë. Pas një turneu në Meksikë, Piero Barone, Ignazio Boschetto dhe Gianluca Ginoble do të jenë në Campus Misericordiae, të shtunën, më 30 korrik, për Mbrëmjen e lutjes dhe të dielën, më 31 korrik, për meshën përfundimtare me Atin e Shenjtë. Në program, “Ave Maria” e Shubertit, “Jesus Christ is my life” (Jezu Krishti është jeta ime) dhe “Ave Maria, mater misericordiae”, një pjesë muzikore e kompozuar enkas për të këtë rast.








All the contents on this site are copyrighted ©.