2016-07-16 18:12:00

Zoja e Karmelit: Nënë, që na prin për të takuar Zotin


Kisha kremton sot festën e Zojës së Malit Karmel, që ndër shqiptarë njihet edhe si Zoja Karmë. Festa u themelua në kujtim të 16 korrikut 1251, ditë kur Zoja iu duk, mbi Malin e Karmelit, në Galile, eprorit të përgjithshëm, që drejtonte asokohe Urdhërin Karmelitan, anglezit Simeon Stock. Gjatë dukjes, Shën Simeoni, që i kërkonte Zojës t’i nxirte hirin e një privilegji për karmelitanët, mori “skapolarin”, që njihet edhe me emrin “petku i vogël”.  

Skapolari ka formë simbolike: dy copa të vogla stofi, lidhur me dy shirita, gjithnjë me ngjyrën e urdhërit, që varen në qafë poshtë veshjeve të zakonshme. Virgjëra Mari - sipas traditës karmelitane - ia pati dhënë skapolarin Shën Simeonit Stock, duke i premtuar se kush do ta vishte këtë petk, do të kishte ndihmën e saj në jetë e në vdekje. E, të mos harrojmë, të vishesh me skapolarin do të thotë të vishesh me Krishtin, të hysh, siç thotë Shën Pali Apostull, në jetën e Krishtit, në stilin marian të përshpirtërisë, të kesh një zemër, e cila kundron misterin e Krishtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.