2016-07-16 16:13:00

Mëkëmbësi i Anatolisë: ndjehet pakënaqësia, pas tensioneve


Situata në Turqi po keqësohet, pakënaqësia shtohet edhe si pasojë e luftërave, që vijojnë ta trondisin rajonin mesdhetar. Është zjarr, që mund të përhapet. Këtë pohon, në mikrofonet e Radio Vatikanit, mëkëmbësi apostolik i Anatolisë, imzot Paolo Bizzetti. Prelati nënvizon edhe ndeshjen, gjithnjë më të ashpër, ndërmjet atyre që kërkojnë më shumë laicitet, si ushtarakët, e atyre që duan ta thellojnë islamizimin e shoqërisë turke. Por, ta dëgjojmë imzotin Bizzeti, me telefon, nga Iskenderun:

Përgjigje: - Këtu ku jetoj unë - faleminderës Zotit - gjendja është e qetë. Natyrisht nuk mungon tensioni, por gjithsesi këtu nuk ndjehet aq shumë… Vështirë edhe për ne t’i kuptojmë përmasat reale të kësaj ndeshjeje, e duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Për fat të keq, jemi dëgjuar shpesh  këto kohët e fundit, me një sërë faktesh të përgjakshme, që flasin vetë për  praninë e tensionit, në një vend të sticuar. Ndonëse shumica e njerëzve është paqësore e jeton qetësisht, nuk mund të mohohet se, këto kohët e fundit, po praktikohet politika e urrejtjes, e ndeshjes e, natyrisht që, në një shenjë vendi, kjo çon pa dyshim, në situata shpërthyese. Besoj se gjëja më e urtë që duhet bërë, është të mos trashet zëri, për të rigjetur sadopak  qetësi e për t’i kuptuar, kështu, arsyet e atyre, që ngritën krye: e kryengritja, ndonëse nuk dihet akoma shtrirja e saj, është gjithnjë tregues i një vendi të sëmurë. Prandaj duhet të kuptojmë pikërisht cilat janë shkaqet e gjithë kësaj trazire.

Pyetje: - Atëherë, si do ta jepni dëshminë në këtë çast, me praninë tuaj?

Përgjigje: - Sigurisht gjithnjë me armën e dialogut, e vetmja që mund të sigurojë një mënyrë civile jetese. Prej këndej besoj se nga ana e Kishës do të jetë e njëzëshme dëshmia se duhen ulur tonet e duhen kërkuar  shkaqet e kësaj situate të trazuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.