2016-07-15 11:09:00

Masakër në Nicë: dhembja e Papës


Papa ndjek me shqetësim të thellë e në lutje masakrën  e Nicës. Kështu u shpreh drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë Atë Federiko Lombardi, menjëherë pas ngjarjes tronditëse që mbylli tragjikisht, mbrëmë, festën kombëtare të Francës.

“Kemi ndjekur, gjatë kësaj nate, me shqetësim jashtëzakonisht të madh, lajmet e tmerrshme që vinin nga Nica. Shprehim, nga ana e Papa Françeskut, pjesëmarrjen e solidaritetin në vuajtjet e viktimave e të mbarë popullit francez, në atë që duhej të ishte një ditë e madhe feste. Dënojmë në mënyrën më absolute çdo manifestim të çmendurisë vrastare, të urrejtjes, të terrorizmit, të sulmit kundër paqes.

Kujtojmë se një kamion hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur. Incidenti ndodhi në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarrë e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.