Më 14 korrik kalendari përkujton shën Kamilin de Lelis, meshtar (25.5.1550 -14.7.1614) Shën Kamili lindi më 25 maj të vitit 1550 në Bukianiko afër Kietit prej një familje fisnike. Posa u rrit meqenëse nuk studionte, shkoi si ushtar mercenar për të luftuar për Spanjën, pastaj për Venecien. I humbi të gjitha fitimet e pasuritë me lojë, u sëmur në këmbë e shtrohet për shërbim në spitalin romak të shën Jakut. Posa shërohet nga plaga, kthehet si ushtar mercenar për të luftuar për Venecien, pastaj për Spanjën e përfundon pa asgjë pas shpirtit në Pulja të Italisë. Këtu u vu në shërbim të Etërve Kapuçinë në Manfredonia.
U kthye në rrugën e Zotit dhe vendos të hyn në Urdhrin e Kapuçinëve, por plaga
shpërthen përsëri e për t’u shëruar kthehet në Romë në spitalin e shën Jakut të të
Pashëruarve, ku iu u ndihmonte sidomos të sëmurve. Iu përkushtua Krishtit të Kryqëzuar,
e rifilloi studimet në Kolegjin Romak dhe, pasi u shugurua meshtar, me disa miq, themeloi
“Shoqërinë e mbarështuesve të të sëmurëve”, që sot janë të pranishëm me veprimtarinë
e tyre në mbarë botën si dhe në Shqipëri, e njihen me emrin e Kamilianëve dhe të motrave
rregulltare Kamiliane.
Në vitin 1591, Papa e njohu zyrtarisht Kongregatën rregulltare. Kamili vdiq në Romë
më 14 korrik 1614. Vepra e tij u përhap me shpejtësi në mbarë botën, duke çuar kudo
dashurinë e Krishtit, i cili është gjithnjë i pranishëm tek njeriu i sëmurë.
Vërtetohet kështu lutja që shën Kamili pëlqente më shumë e të cilën e përsëriste më
shpesh: “Do të desha një zemër të madh sa vetë bota!”. Një zemër që i zë të gjithë
njerëzit. Jetoi me moton: “T’u shërbesh të varfërve, do të thotë t’i shërbesh vetë
Krishtit”. Kamili gjeti kështu idealin, për të cilin ia vlen të shkrish të gjitha
energjitë e jetës
All the contents on this site are copyrighted ©. |