2016-07-12 12:25:00

Imzot Viganò: nga atë Lombardi, vizion i madh kishtar


Duke e përshëndetur atë Federico Lombardi-n, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, prefekti i Sekretarisë për Komunikimin, imzot Dario Edoardo Viganò, nënvizoi dy aspekte të “leksionit të gjatë”, që atë Lombardi u lë përgjegjësve të rinj të komunikimit. Ta dëgjojmë një pjesë të fjalës së imzot Viganò-së:

         Atë Federico na la, si stil të profesionit të vet, vizionin kishtar të ngjarjeve: një këndvështrim, që i ka mbajtur gjithnjë të bashkuara ndjeshmëritë e ndryshme, perspektivat e ndryshme, karakterizuar edhe nga prejardhje të ndryshme kulturore në Kishë. Kisha nuk është përvojë monolite, është përvojë shumëformëshe, prandaj, atë Lombardi është përpjekur gjithnjë ta bëjë këtë punë, duke nxjerrë në pah një vizion të gjerë të Kishës, një vizion të aftë t’i mbajë të bashkuara dallimet, sepse dallimet nuk lënë vend për armiqësi, por thjesht, e pasurojnë Kishën, e cila është kështu, pikërisht sepse është Kishë. Trashëgimia tjetër e madhe e atë Federico-s është se e ka jetuar atë, të cilën na e ka kërkuar fillimisht Papa Benedikti e pastaj Papa Françesku: hermeneutikën shpirtërore të Kishës. Kisha nuk është palë që zgjedh një qëndrim apo një tjetër: Kisha është katolike e nuk ia njeh askujt rolin e antagonistit. E pikërisht këtë vizion të hermeneutikës shpirtërore na e ka mësuar atë Lombardi.








All the contents on this site are copyrighted ©.