2016-07-11 15:31:00

Programi i shtegtimit të Papës në Gjeorgji e Azerbajxhan


Salla vatikanase e Shtypit bëri të njohur programin e shtegtimit apostolik të Papës Françesku në Gjeorgji e Azerbajxhan, nga 30 shtatori, deri më 2 tetor 2016. Papa  do të arrijë në aeroportin ndërkombëtar të Tbilisit në orët e para të pasdites. Pas ceremonisë së mirëseardhjes, rreth orës 15.00, parashikohet vizita e mirësjelljes presidentit të Republikës. Pastaj, në oborrin e Pallatit Presidencial, Papa do të takohet me autoritetet, shoqërinë civile dhe me Trupin Diplomatik, të cilëve do t’u drejtojë një përshëndetje.

Pranë  Pallatit të patriarkatit  do të mbahet, pastaj, takimi me Shenjtërinë e Tij Ilia II, Catholicos e Patriark i gjithë Gjeorgjisë; ndërsa takimi tjetër i rëndësishëm, ai me bashkësinë asiro-kaldease, do të mbahet pranë Kishës së Shën Simonit ngjyrues.

Të shtunden, më 1 tetor, Papa do të kryesojë Meshën në Stadiumin Mikheil Meskhi; pastaj, takimi me priftërinjtë, rregulltarët e rregulltaret, në Kishën e Zojës të Ngjitur në Qiell. Prekëse do të jetë vizita me të asistuarit dhe punonjësit e veprave të bamirësisë së Kishës, para Qendrës së asistencës së Kamilianëve. Pastaj, vizita në Katedralen patriarkale  Svietyskhoveli di Mskheta.

Të diel, 2 tetor, pas ceremonisë së përshëndetjes në aeroportin ndërkombëtar të Tbilisit, Papa do të niset për në Baku. Ceremonia e mirëseardhjes parashikohet sapo të arrijë në aeroportin ndërkombëtar “Heydar Aliyev”. Pastaj, Mesha në Kishën e Zojës së Papërlyer, në Qendrën Saleziane të Bakusë dhe dreka me bashkësinë saleziane e grupin që shoqëron Papën.

Ceremonia protokollare e mirëseardhjes do të mbahet në Sheshin  e Pallatit Presidencial të Genclik. Pastaj, vizita e mirësjelljes presidentit dhe takimi me autoritetet, në Qendrën “Heydar Aliyev”. Në Xhaminë me të njëjtin emër, Papa do të bisedojë privatisht me shehun e myslimanëve të Kaukazit. Pastaj edhe takimi me Peshkopin ortodoks të Bakusë dhe me kryetarin e  Bashkësisë hebraike dhe, së fundi, ceremonia e lamtumirës, në  aeroportin i Bakusë dhe nisja drejt Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.