2016-07-08 13:38:00

Siri: Gregori III: vetëm udha e përshpirtërisë do të sjellë paqe


Vetëm udha e përshpirtërisë do të sjellë siguri, pajtim, dashuri e paqe në vendet tona arabe, posaçërisht në Siri, Irak, Palestinë e Liban. Kështu shkruan Gregorios III, Patriark melkit i Antiokisë dhe i gjithë Lindjes, i Aleksandrisë dhe i Jeruzalemit, në mesazhin e urimit drejtuar myslimanëve me rastin e përfundimit të  Ramazanit.

Lutje për paqe në vendet arabe

Sivjet  Eid el-Fitr (fundi i Ramazanit) ra në një kohë, që sjell ditë për ditë vetëm lajme tragjike të rënda – shkruan Patriarku. – Këto, rrethanat tejet të trishtuara, në të cilat ua drejtojmë urimet myslimanëve, vëllezërve tanë, me të cilët kemi të njëjtën nënshtetësi, të njëjtën histori e të njëjtin fat, në këto vise ku na vuri vetë Zoti: urimet, prandaj shoqërohen me një lutje të thellë për siguri, pajtim, dashuri e paqe në viset tona arabe, posaçërisht në Siri, Irak, Palestinë e Liban.








All the contents on this site are copyrighted ©.