2016-07-08 10:12:00

Papa emëron Bagnasco-n të dërguar në Kongresin Eukaristik Kombëtar


Papa Françesku emëroi kardinalin Angelo Bagnasco të dërguarin e tij të posaçëm në Kongresin Eukaristik Kombëtar Italian, që do të mbahet në Gjenovë nga 15 deri më 18 shtator. Në këtë ngjarje të madhe - shkruan Papa në një letër drejtuar kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore Italiane - do të marrin pjesë shumë kardinaj, ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e shekullarë, për të kremtuar “Gurrën e gjallë të Kishës e pengun e lumnisë së ardhshme” (Unitatis Redintegratio, 15)

 

Papa nxit, me këtë rast, “të nderohet gjithnjë më shumë Eukaristia shenjte, ‘sakrament i mëshirës, lidhje dashurie e gosti Pashkësh (Sacrosantum Concilium 47) e të ushqehemi me të, për të qenë të bashkuar vëllazërisht e për të bashkëpunuar në ndërtimin e Kishës dhe në të mirën e botës”.

Fton, pra, Françesku, për ta rizbuluar adhurimin eukaristik duke e vizituar, brenda mundësive, çdo ditë, posaçërisht në çastet e vështira të ejtës, të Shenjtnueshmin Sakrament të dashurisë së pakufishme të Krishtit dhe të mëshirës së Tij, ruajtur në kishat tona e shpesh, edhe braktisur, për të biseduar me Të, si bijtë me atin, për ta dëgjuar në heshtje e për ta lëshuar qetësisht  veten në duart e Tij”

Lutja përfundimtare e Papës:

“Zoti, me ndërmjetsimin e Nënës tejet të Shenjtë të Tij, bëftë që ky Kongres Eukaristik Kombëtar të ketë fryte të begata shpirtërore”.








All the contents on this site are copyrighted ©.