2016-07-07 13:36:00

Papa: audiencat janë ndërprerë, po unë lutem për ju


Papa Françesku botoi sot një tweet të ri në faqen e internetit @Pontifex në nëntë gjuhë: “Këtë muaj audiencat e mia u ndërprenë, po unë nuk pushoj së luturi për ju; e edhe ju, ju lutem, mos harroni ta thoni një uratë për mua!”.

Në korrik, e kujtojmë, do të kremtohet vetëm lutja e Engjëllit të Tënzot e të dielave, me besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Pastaj, në fund të muajit, nga 27 deri më 31, Papa do të shkojë në Poloni me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, me etapa në  Krakov, Czestochowa e Auschwitz. Në gusht do të rifillojë audiencat e përgjithshme. Më 4 gusht, pasdite, do të vizitojë Porciukolën me rastin e 800-vjetorit të Ndjesës së Asizit që bie providencialisht në Vitin Shenjt të Mëshirës.  








All the contents on this site are copyrighted ©.