2016-07-06 12:17:00

Françesku takohet me prindërit e të riut amerikan, që u gjet i vdekur në lumin Tevere


Sot paradite, para audiencës në Sallën Pali VI me shtegtarët e ardhur nga Lioni, Papa Françesku u takua me prindërit e Beau Solomon, të riut amerikan, që u gjet i mbytur këto ditë në lumin Tever. Njoftimin e jep drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federico Lombardi. Papa u shprehu prindërve  pjesëmarrjen dhe afërsinë, në këto çaste të trishtuara,  duke i siguruar se do t’i lutet Zotit për shpirtin e të riut, që i mbaroi kaq tragjikisht ditët e jetës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.