2016-07-02 00:00:00

Në Munih të Bavarisë , takim ekumenik “Së bashku për Evropën”


Duke nisur nga 30 qershori, deri sot, më 2 korrik, në Munih të Bavarisë u mbajt takimi ekumenik me temë: “Së bashku për Evropën”, i organizuar nga Lëvizja e Fokolarëve, në të cilin morën pjesë të krishterë, që i përkasin më se 300 lëvizjeve dhe bashkësive të ritit ekumenik me të njëjtin emër. Me këtë rast u lexuan mesazhet e Papës Françesku dhe të Patrikut të Kostandinopojës, Bartolomeu I.   

Vlerat që mishëron Evropa: drejtësia, mikpritja, paqja

Takimi i Munihut shfrytëzoi edhe përvojën  e tryezës së rrumbullaktë, mbajtur në Gjenevë, më 12 prillin e kaluar, organizuar nga Këshilli Ekumenik i Kishave dhe nga Lëvizja e Fokolarëve, titulluar “Evropa, çfarë identiteti e çfarë vlerash”, në të cilin u fol gjatë për drejtësinë, mikpritjen, pajtimin e paqen.  








All the contents on this site are copyrighted ©.