2016-07-01 00:00:00

Françesku argjentinasve: jam pranë jush në vështirësitë, që po kaloni


“I njoh vështirësitë që po jetoni e ju siguroj për afërsinë time”. Kështu shkruan Papa në një mesazh drejtuar Kongresit të 11 Eukaristik Argjentinas, kremtuar këto ditë në Tucuman, me temë “Jezu Krisht, Zot i historisë, kemi nevojë për ty”. Në mesazhin e shkurtër, drejtuar kryetarit të Konferencës ipeshkvnore argjentinase, imzot Josè Maria Arancedo, Papa lutet që të forcohet feja, për të përballuar fatkeqësitë  dhe  të thellohet drejtësia e dashuria ndërmjet të krishterëve e, mbi të gjitha, në shërbim të të varfërve e të nevojtarëve.

Hiri i Zotit është si shiu, që ujit gjithçka, prej këndej, nuk duhet të kemi frikë të angazhohemi në shërbim të dashurisë së Tij” – kujton, posaçërisht, Papa.








All the contents on this site are copyrighted ©.