2016-06-30 16:26:00

Papa: që nesër “me pushime në shtëpi”. Shihemi në Krakov


Edhe sivjet Papa Françesku do t’i kalojë pushimet në shtëpi, do të thotë në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. Këtu do të qëndrojë vetëm për pak ditë, nga dita e nesërme 1 korrik e deri te Dita Botërore e Rinisë, gjatë kësaj periudhe verore, kur pezullohen audiencat e përgjithshme e jubilare publike, e disa të aktivitete tjera publike të Papës. E sot, gjatë Audiencës së jashtëzakonshme Jubilare në sheshin e Shën Pjetrit, audienca e fundit para periudhës verore, Papa Françesku e la takimin në Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë, në të cilën do të jetë i pranishëm pjesë nga data 28 deri më 31 korrik, në Krakov të Polonisë.

“Ju kërkoj të vazhdoni të luteni – për mua e për të rinjtë që në Poloni e në mbarë botën e krishterë janë duke u përgatitur për takimin tonë tashmë të afërt në Krakov”.








All the contents on this site are copyrighted ©.