2016-06-29 14:58:00

Papa Françesku: edhe investimet private kundër varfërisë


Papa Françesku, sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në mesditë në sheshin e Vatikanit,  kujtoi edhe Konferencën ndërkombëtare mbi investimet private, që sapo përfundoi në Romë, titulluar “Ta bëjmë vitin e Mëshirës, vit barazie  për të varfërit”. “Uroj - nënvizoi Papa Bergoglio - që investimet private, njëherësh me ato publike, të favorizojnë çlirimin nga varfëria të shumë njerëzve të përjashtuar”. Këtë, pra, kërkoi Papa Françesku gjatë lutjes së mesditës të Engjëllit të Tënzot, sot, në festën e Pjetrit e Palit Apostuj.








All the contents on this site are copyrighted ©.