2016-06-29 12:32:00

Masakër në Stamboll. Papa: sulm mizor kundër popullit të dashur turk


Papa Françesku është i hidhëruar dhe i shqetësuar fort për atentatin në aeroportin e Stambollit, që shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e një mori njerëzish. Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa e kujtoi atentatin terroristik  e, në vijim, i ftoi gjithë besimtarët:

“Të lutemi për viktimat, për familjarët, për popullin e dashur turk. Zoti i shndërroftë zemrat e njerëzve të dhunshëm e i forcoftë hapat tonë në udhën e paqes”.

Thirrja e Papa Françeskut u pasua me ftesën për ta thënë së bashku, në Shesh, lutjen tradicionale drejtuar Marisë e turma bashkoi zërin me atë të Françeskut në: Të falemi Mari…

Rëndohet bilanci i viktimave të atentatit të mbrëmshëm, në Stamboll: të vdekurit janë 41 e të plagosurit 239. Sipas njoftimit të autoriteteve turke, ndër viktima janë edhe 13 të huaj: 5 sauditë, 2 irakian, një tunizian, një zubek, një kinez, një iranian, një ukrainas e një jordanez.

Sipas autoriteteve turke, “në saje të asaj që forcat e sigurisë kanë arritur të zbulojnë, bëhet fjalë për një sulm terrorist të ndërmarrë nga ISIS-i”, tha kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, 








All the contents on this site are copyrighted ©.