2016-06-27 15:15:00

Papa Françesku në festën e Benediktin e XVI, për 65-vjetorin e meshtarisë


Akoma së bashku dy Papët. Rasti, përkujtimi i 65-vjetorit të meshtarisë së Benediktit XVI. Kremtimi, në Sallën Klementine të Vatikanit më 28 qershor. Pra në vigjilja e festës së shën Pjetrit e Palit, Papa Françesku do të jetë i pranishëm në festën Papës sëë nderit Benediktit XVI, me rastin e 65 vjetorit të shugurimit tij meshtarak, më 29 qershor 1951 në katedralen e Frisingut. Papa Françesku do kryesojë një kremtim solemn në sallën Klementine në Pallatin Apostolik, ku janë parashikuar ndërhyrjen e Papës Bergoglio dhe të Papës së nderit.

Me këtë rast do të prezantohet mbledhja e vëllimeve me disa shkrime të Joseph Ratzinger mbi meshtarinë. Parathënia e veprës, botuar nga Cantagalli, është shkruar nga Papa Françesku. “Para se të jetë teolog jashtëzakonisht i madh e mësues i fesë, shihet qartë se është një njeri që më të vërtetën beson, që më të vërtetë lutë”, lexohen në tekstin e parathënies shkruar nga Papa Françeskut.

Në avion gjatë fluturimit nga Armenia në Romë, mes tjerash, në bisedë me gazetarët, Papa Françesku u përgjigj në pyetjen e një gazetari lidhur me deklaratat e kohëve të fundit të sekretarin të Joseph Ratzinger, mons. Georg Gaenswein, që thuhet se ka thënë se bëhet fjalë për një Mision pjetrin (papnor) të ndarë bashkë, me një Papë aktiv e një tjetër kundrues. Thua, ekzistojnë dy Papë? Kanë qenë një epokë kur në Kishës ka qenë tre!” u përgjigj Ati Shenjtë Françesku. “Në një kohë, në Kishë, kishte tre! Unë nuk kam lexuar atë deklaratë sepse nuk kam pasur kohë...Benedikti XVI është Papë nderi. “Po ai për mua është Papë nderi, është gjysh i urtë, njeri që më ruan shpatullat e shpinën me lutjen e tij. Nuk do ta harroj kurrë fjalimin që mbajti para kardinajve më 28 shkurt: ‘Ndërmjet jush duhet të jetë  sigurisht pasardhësi im. I premtoj bindje’ - dhe e bëri. Pastaj dëgjova - po nuk e di nëse është e vërtetë kjo, eh? - nënvizoi Françesku - dëgjova, e ndoshta mund të jenë thjesht fjalë,  por i shkojnë shumë për shtat karakterit të tij, se disa shkuan tek ai  për t’u ankuar se ky Papë… E ai i nuk deshi t’i dëgjonte fare, eh? Me stilin më të mirë bavarez: me edukatë, po i nisi në punë të vet. E nëse nuk është e vërtetë, është e gjetur, eh? Sepse ky njeri është kështu: njeri i fjalës, njeri i drejtë, i drejtë, i drejtë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.