2016-06-25 10:54:00

Papa: Lutja për ndërmjetësim në Memorialin e Tzitzernakaberd


Lutja e Papa Françesku për ndërmjetësim në Memorialin e Tzitzernakaberd  

O Krisht, ti që i kurorëzon shenjtorët e tu

e ua plotëson dëshirat besimtarëve

e i shikon ëmbël, me dashuri, krijesat tua,

dëgjona nga qiejt e shenjtërisë sate,

nëpër ndërmjetësimin e Hyjlindëses së Shenjtë,

e lutjeve të të gjithë shenjtorëve

edhe të atyre që kujtohen këtu sot.

Dëgjona, o Zot e ki mëshirë!

Na fal, na i shlyej e na i ndjej mëkatet tona;

na bëj të denjë që të lumnojmë Ty

me ndjesi  hiri

së bashku me Atin e Shpirtin Shenjt

tash e përgjithmonë, në shekuj të shekujve. Amen!








All the contents on this site are copyrighted ©.