2016-06-24 09:00:00

Patriarku Suprem dhe Katolikosi i gjithë armenëve


Karekin II është Patriarku Suprem dhe Katolikosi i gjithë armenëve. Lindur në fshatin Voskehat pranë Eçmjaxhinit (1951), fillon studimet teologjike në Akademinë Teologjike të Eçmjaxhinit; shugurohet më 1972; vijon studimet teologjike në Vjenë dhe më pas, në Universitetin e Bonit në Gjermani; merr doktoraturën pranë Kishës Ortodokse ruse në Zagorsk; shugurohet ipeshkëv në vitin 1983; bëhet kryeipeshkëv në vitin 1992; Zgjidhet si Patriarku i 132-të Suprem dhe Katolikos i të gjithë armenëve, më 27 tetor 1999 e shugurohet më 4 nëntor. Bën shumë vizita apostolike në diasporën armene. Vijon të intensifikojë marrëdhëniet ekumenike me konfesionet e ndryshme të krishtera dhe ka takuar vazhdimisht shën Gjon Palin II, Benediktin XVI dhe Papën Françesku. Në nëntor 2000 bashkëkremton në Vatikan me shën Gjon Palin II, i cili i kthen reliket e shën Gregorit Ndriçues (257-332), Apostull i armenëve dhe Katolikosi i parë i Kishës Armene Apostolike.  Në shtator 2001 është Papa Wojtila që shkon në Armeni, ndërsa më 9 maj 2008, Katolikosi takohet me Benediktin XVI në Vatikan; më 12 prill 2015 merr pjesë në liturgjinë e kryesuar nga Papa Françesku në Bazilikën e Shën Pjetrit, me rastin e njëqind vjetorit të martirizimit të një milion e gjysëm armenëve. Kohët e fundit, Katolikosi i ka intensifikuar marrëdhëniet ndërfetare me krerët myslimanë dhe ka nënshkruar një memorandum me Republikën e Armenisë, që rregullon marrëdhëniet shtet-Kishë.








All the contents on this site are copyrighted ©.