2016-06-24 09:00:00

Patriarkati i Cilicës së Armenëve


Patriark  i Cilicës së Armenëve është Fortlumturia e Tij Grégoire Pierre XX Ghabroyan, i Institutit të Klerit Patriarkal të Bzommar (Liban). Lindur në Haleb, më 15 nëntor 1934; shuguruar meshtar më 28 mars 1959; emëruar ipeshkëv më 13 shkurt 1977, transferuar në Sainte-Corix-de-Paris i Armenëve më 30 qershor 1986; heq dorë më 2 shkurt 2013; zgjedhur Patriark më 24 qershor 2015. Papa Françesku i ka dhënë “ecclesiastica communio” më 25 korrik 2015.

Armenët katolikë janë të pranishëm në rreth 20 vende dhe përbëjnë 10% të krejt armenëve në botë. Selia e Patriarkatit është në Bejrut të Libanit, por zyra të tij gjendjen edhe në Iran, Irak, Egjipt, Siri, Turqi, Palestinë, Ukrainë, Francë, Greqi, Amerikën Latine, Argjentinë, Rumani, SHBA, dhe në vetë Armeninë.

Urdhërat fetarë: 1) Mekhitaristët e Venedikut dhe të Vjenës; 2) Instituti i Klerit Patriarkal në Bzommar; 3) Urdhëri i Murgeshave Armene të Zojës së Papërlyer, që në vitin 1997, kremtoi 150-vjetorin e themelimit nga kardinali Andon Hassoun. Rregulltaret drejtojnë rreth 20 shkolla, kudo ku ndodhen armenë.

Administratura Apostolike e Kaukazit të Latinëve (30 dhjetor 1993) ka 50 mijë katolikë të shpërndarë në 11 famulli, në të cilat shërbejnë 13 meshtarë dioqezanë, 10 meshtarë rregulltarë, 21 rregulltarë, 34 rregulltare, 4 seminaristë. Në territor ndodhen 3 institute edukative, 15 institute bamirësie. Vitin e fundit janë pagëzuar 39 vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.