2016-06-24 11:51:00

Papa lutet në Shën Marinë e Madhe para udhëtimit në Armeni


Papa Françesku, para se të nisej për udhëtimin apostolik në Armeni, iu lutë Hyjit për këtë shtegtim, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, në Romë. Dje në mbrëmje, Ati i Shenjtë Bergoglio u ndal në lutje para fugurës së Virgjërës Mari, Salus Populi Romani, ndërmjetësimit të së cilës ia besoi shtegtimin në Armeni. Si edhe herëve tjera, lulet e vendosura në altar, nga Papa, në shenjë të nderimit ndaj Zojës së Bekuar 'Salus Populi Romani', kishin ngjyrat e flamurit të Armenisë. Kështu  njoftoi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi.








All the contents on this site are copyrighted ©.