2016-06-24 11:38:00

Papa Françesku viziton Armeninë, “vendin e parë të krishterë”


Papa Françesku u nis për në Yerevan me avion sot, në orën 9.00,  nga Aeroporti Romë/Fiumicino. Pritet të arrijë në Aeroportin “Zvartnots”(Zëvartots) të Yerevanit, në orën 15.00 (13.00 me orën evropiane). Në aeroport do të mbahet, menjëherë, edhe ceremonia e mirëseardhjes.

Në qendër të vëmendjes gjatë këtij shtegtimi, forcimi i marrëdhënieve me Kishën apostolike armene, inkurajimi i Kishës së vogël katolike vendase  si dhe shprehja e afërsisë “popullit të martirizuar armen”, viktimë e persekutimev dhe e masakrave të tmerrshme në rrjedhë të historisë.

Programi i sotëm

Në orën 15.35, vizita e lutjes në Katedralen Apostolike të Etchmiadzin(Eçmiazin). Në orën 18.00 Vizita e mirësjelljes Presidentit të Republikës, në Pallatin Presidencial; në 18.30 Takimi me Autoritetet Civile e me Trupin Diplomatik në Pallatin presidencial.

18.00 Vizita e mirësjelljes Presidentit të Republikës, në Pallatin Presidencial;
18.30 Takimi me Autoritetet Civile e me Trupin Diplomatik në Pallatin presidencial;

19.30  Takimi personal me Catholikos-in, në Pallatin Apostolik, seli e  Catholicos Karekinit II, ku Papa do të jetë mysafir gjatë tri ditëve të kësaj vizite.








All the contents on this site are copyrighted ©.