2016-06-24 14:25:00

Papa: Brexit është shprehje e vullnetit të popullit, të garantohen bashkëjetesa


Dalja britanike nga Bashkimi evropian (Brexit) “është shprehje e vullnetit të popullit” që “kërkon një përgjegjësi” për të mirën si të popullin të Mbretërisë së Bashkuar e edhe për bashkëjetesën e popullit evropian. Kështu tha Papa Françesku gjatë fluturimit me avion drejt Armenisë.

Për marrëveshjen historike, nënshkruar para dy ditësh, në Kubë ndërmjet luftëtarëve të Farc-ut dhe qeverisë së Kolombisë, Papa tha: “Jam i lumtur që ky lajmi mbërrini dje. Pas më shumë se pesëdhjetë vjetësh lufte, guerilje e gjakderdhjeje! Është lajm i bukur, e uroj që vendet të cilat kanë punuar për arritjen e paqes të jenë garantuese, të japin garanci që procesi të ecën përpara”.








All the contents on this site are copyrighted ©.