2016-06-24 09:00:00

Etchmiadzin do të thotë “vendi ku zbriti i Parëlinduri”


"Etchmiadzin" (Eçmjaxhin) do të thotë “vendi ku zbriti i Parëlinduri”, qytezë me 56 mijë banorë, 18 km në perëndim të kryeqytetit Jerevan. Themeluar në fillim të shekullit II me emrin e “Vagharshapat”, bëhet qendër administrative dhe fetare e Armenisë, pas shpalljes së krishterimit si fe zyrtare e vendit (301-314). Tradita tregon se katedralja u ndërtua në vendin e caktuar nga vetë Krishti, që iu duk në ëndërr Shën Gregorit Ndriçues. Vërtet, “Eçmjaxhin” do të thotë “vendi ku zbriti i Parëlinduri”. Eçmjaxhini ka qenë kryeqytet i Armenisë nga shekulli II deri në shekullin V dhe ka mbetur zemra historike e Kishës Armene, sepse është selia e Nënës së Eçmjaxhinit.

Pallati Apostolik, vend pune dhe rezidencë e Katolikosit, gjendet pas katedrales. Katedralja Apostolike e vitit 303 ka pësuar nderhyrje dhe shtesa; elteri është ndërtuar mbi elterin e vatrës së një tempulli të mëparshëm zoroastrian; vrenda mund të rrinë deri në 100 vetë. Muzeu Apostolik ruan thesare dhe dorëshkrime të rralla të artit fetar e profan të Armenisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.