2016-06-22 16:14:00

Shtegtimi i Papës në Armeni: programi i vizitës


“Dy, janë çastet kryesore të vizitës së Papës në Armeni: Mesha solemne në Sheshin Vartanants në Gyumri(Vartanans-Gymri), të shtunën, 25 qershor e, në të njëjtën ditë, Lutja ekumenike për paqen, në Sheshin e Republikës, në Yerevan”(Erevan). Më poshtë, programi i hollësishëm i shtegtimit, i 14-ti Apostolik i Françeskut, njoftuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit dhe nga imzot  Raphael Minassian i Kishës apostolike armene. Kujtojmë se ora vendase është 2 orë para asaj evropiane (kur në Erevan është ora 15.00, në Romë është 13.00).

Papa do të niset për në Yerevan me avion,  të premten, më 24 qershor, në orën 9.00,  nga Aeroporti Romë/Fiumicino;

Pritet të arrijë në Aeroportin “Zvartnots”(Zëvartots) të Yerevanit, në orën 15.00. Në aeroport do të mbahet, menjëherë, edhe ceremonia e mirëseardhjes;

15.35 Vizita e lutjes në Katedralen Apostolike të Etchmiadzin;(Eçmiazin)

18.00 Vizita e mirësjelljes Presidentit të Republikës, në Pallatin Presidencial;
18.30 Takimi me Autoritetet Civile e me Trupin Diplomatik në Pallatin presidencial;

19.30  Takimi personal me Catholikos-in, në Pallatin Apostolik;

E shtunë, 25 qershor:

08.45 Vizita në Kompleksin Përkujtimor, Tzitzernakaberd(Xixernagapert);

10.00  Nisja me avion në Gyumri;

11.00 Mesha Shenjte në Sheshin Vartanants(Vartanans) të Gyumri;

16.45 Vizita në Katedralen Armeno-Apostolike të Shtatë Plagëve, në Gyumri;
17.15 Vizita në Katedralen Armeno Katolike të Shenjtorëve Martirë, në Gyumri;
18.00 Transferimi me avion në Yerevan;

19.00 Takimi Ekumenik dhe Lutja për paqen në Sheshin e Republikës, në Yerevan;

E diel, 26 giugno:

09.15 Takimi me Ipeshkvijtë e Kishës armeno-katolike, në Pallatin Apostolik të Etchmiadzin;

10.00 Pjesëmarrja në Liturgjinë Hyjnore, në Katedralen armeno-apostolike;
Drekë Ekumenike në Pallatin Apostolik, me Catholicos-in, Kryeipeshkvijtë e Ipeshkvijtë e  Kishës Armeno Apostolike, Ipeshkvijtë katolikë armenë dhe kardinajtë e ipeshkvijtë e grupit, që e shoqëron Papën;

15.50 Takim me delegatët e bamirësit e Kishës Armene Apostolike në Pallatin Apostolik;

16.05 Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët në Pallatin Apostolik;
17.00  Lutje, në Manastirin e Khor Virap (Hor-Virab);

18.15  Ceremonia e lamtumirës, në aeroport;  

18.30 Nisja me avion për Romë;

20.40 Arritja në Aeroportin e Romës/Ciampino.  








All the contents on this site are copyrighted ©.