2016-06-22 00:00:00

Dom Dominik Qerimi: në Gjilan me moton “aty ku dashuria është shërbim, e shërbimi bëhet edukim”


Saleziani dom Dominik Qerimi, jeton e vepron prej vitesh në Gjilan, me moton: “aty ku dashuria është shërbim, e shërbimi bëhet edukim”.  Në kuadrin e Vitit të Shenjtë të Mëshirës Hyjnore, duam të njihemi me veprimtarinë dhe misionin e salezianëve në Gjilan të Kosovës. 

Saleziani shqiptar dom Dominik Qerimit, epror i komunitet salezian dhe drejtor i Qendrës Dom Bosko në qytetin e Kosovës, Gjilan, tregon çka do të thotë të jesh prift salezian, si i tillë të punosh me të rinjtë e të jetosh me një komunitet shumë të vogël katolikësh, në një mjedis të veçantë siç është ai i Gjilanit.

Motoja vënë në hyrjen e Qendrës dom Bosko në Gjilan “Aty ku dashuria është shërbim, e shërbimi bëhet edukim”, tregon pse-in e pranisë dhe të shërbimit të Salezianëve në Gjilan, ku pjesa dërmuese e qytetarëve është e besimit islam, ku ekziston një komunitet tejet i vogël prej 18 anëtarëve katolikë. Në mikrofonin e Radio Vatikanit ta dëgjojmë dom Dominik Qerimin....

 

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.