2016-06-21 14:39:00

Papa: të premten në Armeni, një vit pas kremtimit të njëqind vjetorit të masakrës


Gëzim i madh në bashkësinë armene për vizitën e Papës në vend nga 24 deri më 26 qershor. Programi tashmë u bë i njohur nga Salla e Shtypit të Vatikanit: tri ditë të ngarkuara me veprimtari. Ati i Shenjtë Bergoglio do të vizitojë memorialin e masakrës së 1915-16, do të ketë çaste ekumenizmi, si lutja e përbashkët për paqen me Kishën armene-apostolike, do të takohet me bashkësinë katolike e tjera.

Tri ditë, nga e premtja deri të dielën, në Armeni për Papa Françeskun, gjatë udhëtimit të tij të 14-të papnor, në 22 shtete të ndryshme të botës (duke përjashtuar Italinë, natyrisht): tri fjalime e dy homeli, takime me autoritetet politike, ipeshkvijtë, krerët fetarë të Kishës armene apostolike, përfaqësues të komuniteteve të vendit dhe elemente tjera: këto janë në program të vizitës apostolike ndërkombëtare.

“Një mesazh i paqes për Armeninë që ka kaq shumë nevojë”, me këto fjalë e sintetizoi vizitës e Papës, atë Federiko Lombardi, zëdhënës i Vatikanit, duke treguar në “vizitën pranë komunitetit katolik vendor” dhe në “shprehjen e afërsisë, të mbështetjes e të miqësisë ndaj mbarë popullit armen” motivet kryesore të kësaj vizite papnore.

Do të jetë e para herë për Jorge Mario Bergoglio në Armeni, vend që është vizituar nga Papa Gjon Pali II në shtator të vitit 2001. Kjo vizitë e Atit të Shenjtë Françeskut lidhet idealisht me kremtimin, mbajtur më 12 prillin e vitit të kaluar në Vatikan, të njëqind vjetorit të masakrës, të cilin armenët e quajnë ‘Mezd Yeghern’, do të thotë e ‘Keqe e Madhe’, fjalë që atë Lombardi preferoi ta përdorte gjatë konferencës së shtypit për gazetarët.








All the contents on this site are copyrighted ©.