2016-06-16 14:21:00

Papa Françesku në Kuvendin dioqezan të Romës


Papa Françesku, i pranishëm si ipeshkëv i Romës, në Kuvendin dioqezan romak me temë “Gëzimi i dashurisë”, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Në qendër të vëmendjes, rruga e familjeve të Romës në dritën e Nxitjes apostolike “Amoris laetitia” të Atit të Shenjtë. Punimet do të vazhdojnë edhe nesër mbrëma me pesë laboratore tematike në 36 prefekturat e dioqezës romake. Më 19 shtator, gjithnjë në Bazilikën lateranense, kardinali vikar i Romës, Agostino Vallini, do të paraqesë përfundimet e kuvendit dhe orientimet e reja baritore. Gjithashtu, në atë rast, do t’u jepet katekistëve mandati për vitin e ri baritor.








All the contents on this site are copyrighted ©.