2016-06-15 19:08:00

“Pritja”, Shqipëria e diktaturës në festivalin e Taorminës


U paraqit mbrëmë në TaorminaFilmFest, dokumentari “Pritja” i regjizorit shqiptar Roland Sejko. Ndërsa Papa Françesku fluturon me avion drejt Shqipërisë, më 21 shtatorin e paharruar të vitit 2014, dokumentari përshkon 50 vjetët e historisë tragjike të klerit katolik në Shqipërinë e diktaturës.

Të montuara me art, pamjet filmike vënë në dukje kontrastet e diktaturës, çmendurinë që e bëri Enver Hoxhën “të ngrihej me qëndrim revolucionar kundër Zotit, për të përgatitur shkatërrimin material të kishave dhe të xhamive”. Shqipërinë, që në vitin 1946 bie në greminën më të thellë, për të kënaqur delirin e gjithëpushtetit të diktatorit, e njohin mirë të gjithë shqiptarët, por sigurisht, është gjithnjë risi për italianin, që mund edhe të jetë i informuar për ngjarjet, të cilat, gjithsesi, nuk i ka përjetuar. E ndërsa shiriti bardh e zi i filmit shtjellohet për të ardhur deri në ngjyrat e udhëtimit të shumëpritur të Papës Françesku, i urojmë regjizorit, që ka menduar, shkruar e drejtuar një film bindës, mbushur me të vërteta, të ketë sukses në konkursin e Taorminës e më tej.








All the contents on this site are copyrighted ©.