2016-06-14 12:09:00

Papa: “Ka njerëz që kanë uri! Lypen ndihma urgjente e mbështetje”


Gjatë vizitës së djeshme pranë selisë së Programit Ushqimor Botëror (WFP), agjencisë së OKB-së me seli në Romë, Papa Françesku në Librin e artë të Pam (Programit Ushqimor Botëror) e vuri firmën shoqëruar me këtë mendim:

“Ka njerëz që kanë uri! Ka fëmijë që kanë uri e nuk mund ta zhvillojnë potencialin e tyre. Ndihmat urgjente dhe mbështetja: janë dy hapat për të shkuar përpara. Faleminderit, nga zemra, për gjithçka që ju bëni. Me mirënjohje vëllazërore e përzemërsi. Françesku”.








All the contents on this site are copyrighted ©.