2016-06-13 09:49:00

Masakër në Orlando të SHBA-së: dënimi dhe dhimbja e Papa Françeskut


“Masakra e tmerrshme që ndodhi në Orlando të SHBA-së, me një numër tejet të lartë viktimash të pafajshme, ngjall në Papën Françesku e në të gjithë ne ndjenjat më të thella të indinjatës, të dënimit, të dhimbjes e të shqetësimit para këtij manifestimi të ri të çmendurisë vrastare e të urrejtjes së pakuptimtë.  Papa Françesku bashkohet, me lutje e dhembshuri, në vuajtjen e parrëfyeshme të familjeve të viktimave e të të plagosurve dhe ia porosit Zotit që të mund të gjejnë ngushëllim”. Kështu tha zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi.

“Të gjithë – shtoi atë Lombardi – urojmë që të mund gjenden e të kundërshtohen në mënyrë efikase, sa më shpjet, shkaqet e kësaj dhune të tmerrshme e absurde, që trondit kaq thellë dëshirën e popullit amerikan e të mbarë njerëzimit për paqe”.








All the contents on this site are copyrighted ©.