2016-06-12 12:06:00

Papa: dashuria e buzëqeshja janë ilaçi kundër patologjisë së pikëllimit.


Sot nuk ekziston vetëm vuajtja fizike, por, nënvizoi Papa Françesku duke e mbyllur jubileun e të sëmurëve dhe invalidëve, “njëra prej patologjive më të shpeshta është edhe ajo që prek shpirtin. Është vuajtja që përfshin shpirtin dhe e mbush me trishtim, pse është pa dashuri: patologjia e trishtimit”. “Kur e përjeton zhgënjimin apo tradhtinë në marrëdhëniet e rëndësishme, - nënvizoi Papa – atëherë shohim se sa jemi të prekshëm, të lëndueshëm, të pafuqishëm, të ligësht dhe të pa mbrojtje.

Tundimi për t’u mbyllur në vetvete bëhet përherë e më i fortë, e kështu rrezikojmë të humbim rastin e jetës: të duam pa marrë parasysh të atë që na ka ndodhur”. E lumturia mund të mbërrihet vetëm nëse “jemi të aftë të duam”, e atëherë edhe “ata njerëz që janë me paaftësi të ndryshme, me invaliditete e vuajtje, arrijnë ta zbulojnë jetën, kur i shohin të tjerët se i duan! E mos të harrojmë sa shumë dashuri mund të gulfojë prej një zemre qoftë vetëm edhe nga një buzëqeshje! Terapia e buzëqeshjes”. “Atëherë – tha Papa Françesku në homelinë e Meshës kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan – edhe vuajtja mund të bëhet ngushëllim e mbështetje për vetminë tona”.








All the contents on this site are copyrighted ©.