2016-06-12 17:11:00

Kuriozitet: Njeriu, që s’di ç’është pleqëria…(syzim)


Rrëfen një besimtar: “Prisja autobusin urban, dy hapa larg Vatikanit, në mes të një turme tejet të dendur për një vend të tillë, ku mjetet e transportit duhet të kalojnë vazhdimisht. Por fatkeqësisht nuk ndodh kështu. Vonohen. E ti pret. Merzitesh. Humb kohë. Këputesh në këmbë. Nuk ke mundësi tjetër, veç uratëve… e kapjes së fjalëve të shkëputura nga bisedat e njerëzve, që presin si ti.  Copa fjalësh… shfrime inati kundër të gjitha mjeteve të komunikimit, që vonohen, por edhe dialoge me subjekje të tjera, nga shejtanitë, tek shenjtëritë e njerëzve.

Dy pleq pranë meje shkëmbejnë këtë bisedë:

‘Moree, më çudit pa masë Papa Françesku. Njeri që s’di ç’është pleqëria. Një moshë kemi, pra. Po unë mezi ç’pres të hyj në shtëpi, në sa ai flet sakaq për dalje; unë dua të ulem menjëherë, e ai të ngrihet e të niset për ku pritet e nuk pritet. Gjithë ditën në këmbë, në dalje, në veprimtari”.

Njeri i çuditshëm! - gjegji tjetri. - Prej nga i buron gjithë kjo energji? Duhet ndjekur, për ta zbuluar sekretin’…

Kjo, biseda, që arritja e autobusit, më në fund, e ndërpreu, duke lënë pas  vetëm jehonë e fjalëve të fundit: “Duhet ndjekur, për ta zbuluar sekretin e gjithë kësaj gjallërie, që ka ky Njeri i jashtëzakonshëm. Edhe për të zgjatur ditët e kësaj jete, pa harruar tjetrën”…








All the contents on this site are copyrighted ©.