2016-06-10 16:52:00

Kisha është pranë të varfërve: Papa do të shkojë për vizitë në Pam


Më 13 qershor Papa Françesku do të shkojë për vizitë në selinë romake të Programit Ushqimor Botëror (Pam), agjenci e Kombeve të Bashkuara, që merret me asistencën ushqimore. Është Papa i parë që viziton agjencinë, organizata më e madhe ushqimore në botë. Asiston një mesatare prej 100 milionë njerëzish, në 78 vende të ndryshme të botës. Papa do të qëndrojë në agjenci për rreth dy orë, gjatë të cilave do të takohet me autoritetet, me Krerët e shteteve e me ministrat e pranishëm në asamble, do të ndalohet disa çaste para murit të kujtesës për të rënët e Pam-it dhe do të përshëndesë punonjësit, familjet e  tyre si dhe disa funksionarë të plagosur në mision.  








All the contents on this site are copyrighted ©.