2016-06-10 09:30:00

Imzot Shikluna: Papa, i guximshëm kundër ipeshkvijve, që mbulojnë pedofilët


“Si ipeshkëv dioqezan e konsideroj Motu Proprio-n e Papës, masë të guximshme”. Ky, komenti i imzot Çarls Shiklunës për dokumentin e Atit të Shenjtë Bergoglio, që dënon ipeshkvijtë, të cilët vonojnë, ose shmangin marrjen e masave kundër anëtarëve të klerit, që janë njollosur me krimin e pedofilisë. Kryetari i Kolegjit për shqyrtimin e apelimeve në Kongregatën për Doktrinën e Fesë, kryeipeshkëv metropolit i Maltës, shpjegon se Papa Françesku jo vetëm i fton ipeshkvijtë të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm, por jep edhe garanci për procedurën, që duhet ndjekur, kur ipeshkvijtë nuk ndjekin rrugën e duhur. Vërtet, sipas Motu Proprio-s, për ipeshkvijtë neglizhentë parashikohet një fazë hetimore e më pas, vendimi nga një Kolegj juristësh, që i shkarkon ipeshkvijtë nga detyra.








All the contents on this site are copyrighted ©.