2016-06-09 17:35:00

Papa Françesku priti ambasadorin e ri të Malajzisë


Papa Françesku priti sot paradite në audiencë ambasadorin e ri të Malajzisë pranë Selisë së Shenjtë, Tan Sri Bernard Giluk Dompok, për paraqitjen e Letrave Kredenciale. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë e Malajzisë janë vendosur më 27 korrik 2011, gjatë Papnisë së Benediktit XVI. “Selia e Shenjtë e Malajzisë – nënvizonte me atë rast një njoftim i Sallës së Shtypit të Vatikanit – të nxitura nga dëshira për t’i promovuar lidhjet e miqësisë së përbashkët, kanë vendosur së bashku t’i rivendosin marrëdhëniet diplomatike në nivelin e Nunciaturës Apostolike nga ana e Selisë së Shenjtë e të Ambasadës nga ana e Malajzisë”. Katolikët përfaqësojnë 3% të popullsisë së Malajzisë e cila ka afër 30 milion banorë. Islami rrëfehen nga 61% e banorëve dhe është fe e Shtetit.








All the contents on this site are copyrighted ©.