2016-06-09 17:13:00

Delegacioni i Bashkimit botëror të Kishave të reformuara për vizitë në Vatikan


Nesër, më 10 qershor, një delegacion i Bashkimit botëror të Kishave të reformuara do të jetë për vizitë në Vatikan për të thelluar marrëdhëniet me Kishën katolike romake. Delegacioni, udhëhequr nga presidenti Jeryy Pillay e nga sekretari i përgjithshëm Chris Ferguson, do të pritet në audiencë nga Papa Françesku e do të takohet me Këshillin Papnor për Bashkimin e të krishterëve dhe me Këshillit Papnor për Drejtësi e Paqe.

Bashkimi botëror i Kishave të reformuara ka një dialog zyrtar mjaft të gjatë me Këshillin Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, me të cilin ka përfunduar fazën e katërt. Tema që është shqyrtuar  ka qenë “Justifikimi e sakramentaliteti”: Komuniteti i krishterë si veprues për drejtësinë”. Së shpejti do të jetë gati edhe një dokument me të njëjtin titull.

Bashkimi botëror i Kishave të reformuara do të takohet edhe me Këshillin Papnor për Drejtësi e Paqe, për të gjetur hapësira të përbashkëta bashkëpunimi, posaçërisht në fushën e teologjisë shoqërore të Kishës.

Në takim me Papën Françesku, Ferguson dëshiron të vë në pah si “gëzimin” e po kështu edhe “urgjencën” e këtij takimi. “Gëzimi ynë buron nga ndërgjegjësimi se, përmes pendimit e dialogut, jemi duke u afruar te ai bashkim që është dhuratë e Krishtit për Kishën, kështu që të gjithë të besojnë” – do të thotë Sekretari i përgjithshëm. Urgjenca vjen nga nevoja e “vazhdimit së bashku të udhës kundër të gjitha rreziqeve e vuajtjeve me të cilat bota e njerëzit të gjithë do të ballafaqohen”, duke gjetur lidhjet e përbashkëta ndërmjet Konfesioneve të Bashkimit botëror të Kishave të reformuara (Accra) dhe Enciklikës Lëvduar Qofsh.








All the contents on this site are copyrighted ©.