2016-06-08 12:46:00

Papa Françesku falënderon çiftet që kremtojnë 50 vjetorin e martesës: jeni dëshmi e bukur


Papa Françesku, në fillim të audiencës së përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, përshëndeti një grup çiftesh që kremtojnë pesëdhjetëvjetorin e martesës: “ Kjo po është verë e mirë e familjes, jeta juaj është një dëshmi e çmueshme për çiftet e reja, të cilët do t’i përshëndes pas e të rinjtë duhet të mësojnë, ju jeni një dëshmi e bukur. Ju falënderoj për dëshminë tuaj”, tha Papa Bergoglio para se të fillonte katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme mbi mrekullinë e ujit të shndërruar në verë nga Jezusi në dasmën e Kanës së Galilesë (Gjn 2,1-11).








All the contents on this site are copyrighted ©.