2016-06-08 14:23:00

Papa Françesku: Eukaristia është ushqim që përforcon fenë tonë.


Besimtarët e Argjentinës le të vazhdojnë ta thellojnë dashurinë për Eukaristinë, “ushqimin e përditshëm që përforcon fenë, ushqen vëllazërimin e impenjimin për më nevojtarët”. Kështu shkruan Papa Françesku, në një mesazh nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Kongresit Eukaristik kombëtar të Argjentinës, që do të fillojë punimet javën e ardhshme në San Miguel de Tucumàn.

Kongresi eukaristik në Dyqind vjetorin e Pavarësisë së Argjentinës

Në mesazh – adresuar imzot José Maria Arancedo, president i Konferencës ipeshkëvnore argjentinase – Papa Bergoglio përshëndet përzemërsisht të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë ngjarje, që kremtohet në Dyqind vjetorin e Pavarësisë, e kërkon mbrojtjen amnore të Virgjërës Mari të Lujànit, ndaj së cilës Jorge Mario Bergoglio ka një devocion të veçantë.

Kardinali Re do të jetë Delegat i veçantë i Papës

Në Kongresin eukaristik, në program nga data 16 deri më 19 qershor, i cili do të ketë si temë “Jezu Krisht, Zot i historisë, kemi nevojë për ty”, do të merr pjesë si i Dërguar i Veçantë i Papës kardinali Giovanni Battista Re, prefekt i merituar i Kongregatës për Ipeshkvijtë e president i merituar i Komisionit Papnor për Amerikën Latine.








All the contents on this site are copyrighted ©.