2016-06-08 17:59:00

Atë Lombardi: K9 vijon punimet, inkurajohet reforma e mediave


Gjatë  takimit të 15-të  të Këshillit të nëntë kardinajve, që e ndihmojnë Françeskun (i njohur si C9), i cili zhvilloi punimet nga e hëna, deri sot, kardinali George Pell dhe Kardinali Reinhard Marx, anëtarë të të njëjtit Këshill, njoftuan Papën dhe bashkëpunëtorët e tij mbi reformën ekonomike në Vatikan. Kardinali Sean O’Malley, edhe ai në C9, foli për Motu Proprion e fundit të Papës lidhur me ipeshkvijtë, që nuk tregojnë kujdesin e  duhur në rastet e pedofilisë, ndërsa prefekti i ri i Sekretarisë për Komunikimet, imzot Dario Viganò, solli në mbledhje të rejat mbi reformën në vijim, të mjeteve vatikanase të komunikimit. Këshilli i të nëntëve i shprehu mirënjohjen dhe e inkuarajoi të vijojë udhën e nisur.

Koordinatori i Këshillit për Ekonominë, kardinali Marx dhe Prefekti i Sekretarisë për Ekonominë, kardinali Pell, folën mbi argumente të kompetencave të tyre, njoftoi në një takim të shkurtër zëdhënësi i Vatikanit, atë Federico Lombardi, duke u ndaluar edhe  tek puna lidhur me miratimin e një Kushtetute të re apostolike

Ndërsa prefekti i Sekretarisë për Komunikimin imzot Dario Viganò, vijoi njoftimin atë Lombardi, u ndalua tek vijimi i reformës së sistemit komunikativ të Selisë Shenjtë, tek riorganizimi i punës, tek procesi i prodhimit e ai i integrimit, posaçërisht të Radio Vatikanit dhe të Qendrës Televizive të Vatikanit, gjatë vitit në vijim. Së fundi Kardinali O’Malley foli për veprimtarinë e Komisionit për mbrojtjen e  të miturve dhe kryesoi një shkëmbim mendimesh mbi Motu Proprion e Papës “Si nënë e dhembshur”, botuar më 4 qershor.








All the contents on this site are copyrighted ©.