2016-06-07 14:14:00

Papa: të ndërtojmë komunitete aty ka varfëri miqësie shoqërore


“Në këtë kohë të varfër të miqësisë shoqërore, detyra jonë është të nderojmë komunitete”. Ky udhëzimi i Papa Françeskut, në një tweet të ri botuar në faqen e tij @Pontifex.

Nuk duhet të ketë familje pa shtëpi, refugjat pa mikpritje, njeri pa dinjitet, të plagosur pa mjekim, fëmijë pa fëmijëri, të rinj pa të ardhme, të moshuar pa pleqëri dinjitoze. Këtë kërkon Papa Françesku në mesazhin për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, me rastin e ditës së parë të Takimit Humanitar Botëror, më 23 majin e kaluar. Duhet të impenjohemi personalisht e të gjithë bashkë, lexohet në tekst, “duke koordinuar forcat e nismat, duke respektuar aftësitë dhe përvojën, pa diskriminime e me mirëkuptim”.

Është e nevojshme, vijon Ati i Shenjtë Bergoglio, të mbrohet liria dhe identiteti shoqëror e kulturor i popujve, pa i izoluar, por duke favorizuar bashkëpunimin, dialogun e sidomos, paqen. “Të mos lihet askush mbrapa” e “secili të bëjë ç’të mundet” (dy nga objektivat e Takimit) janë synime, që kërkojnë të mos dorëzohemi e të marrim përsipër përgjegjësinë e vendimeve e të veprimeve tona.








All the contents on this site are copyrighted ©.