2016-06-05 09:00:00

Arti, bukuria, arkitektura, në shërbim të fesë, në pjesën e jashtme të kishave


Arti, bukuria, arkitektura, në shërbim të fesë, ishin në qendër të Kuvendit XIV liturgjik ndërkombëtar, që u mbajt në Boze të Italisë, me temën “Parë nga jashtë. Pjesa e jashtme e kishave”. Ndër relatorët, edhe prefekti i Sekretarisë për Komunikimin, imzot Dario Edoardo Viganò.

Ndërtesa e kultit është imazhi, që jep çdo traditë fetare për vetveten. Edhe Kisha Katolike, përmes ndërtesave të veta, gjatë shekujsh, e ka bërë të dukshme vetveten përmes një arkitekture, e cila kalon nga format e lashtësisë e deri në ato bashkëkohore. Simbol i kishës është tenda, kupola, varka, manteli… Por, për arkitektin ka rëndësi që t’i japë kishës menjëherë atë pamje, me të cilën çdo katolik mund të identifikohet e ta njohë ndërtesën si të përshtatshme për kultin. Pikërisht për këtë u fol në Konferencën e Bozes, ku teologët dhe historianët e arkitekturës e të artit diskutuan edhe mbi kuptimin që merr riti jashtë kishës, për mënyrën si e shpreh mikpritjen, por edhe fenë, porta kryesore e ndërtesës dhe për argumente të tjera. Arkitektë me famë ndërkombëtare paraqitën përvojën e tyre në realizimin e fasadës dhe të ambienteve jashtë kishës.








All the contents on this site are copyrighted ©.