2016-06-03 16:08:00

Konferenca Ndërfetare në Prishtinë:“Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetare dhe luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm”


Në Prishtinë, per tri dite radhazi, u mbajt Konferenca Ndërfetare me karakter ndërkombetar, ku morën pjesë mbi 300 vetë nga 50 vende te botës. Të pranishme edhe dy Nobelistet e Paqes, Shirin Ebadi dhe Tawakoi Karman. Të dëgjojmë, më hollësisht nga Prishtina, bashkëpunëtoren tonë, Mrikë (Rabije) Ibraj...

Tema e ketij edicioni ishte  “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetare dhe luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm”. Vec kesaj teme se ciles iu kushtua vemendje  e vecante, u shtrua nevoja e domosdoshme per promovimin e paqes mes njerezve e popujve me angazhim te pergjithshem, perfshire edhe gruan e rolin e saj te madh ne luftimin e ekstremizmit, kesaj te keqeje qe ka marre permasa te medha globale.

Kryetari Hashim Thaci ne hapjen e kesaj konference lidhur me temen e trajtuar, citoi Papa Franceskun i cili dite me pare tha se fytyra e vërtetë e Evropës nuk qëndron tek konfrontimi, por në pasuritë e kulturave dhe në bukurinë e përkushtimit ndaj mendjes së hapur.  “Ati i Shenjtë i foli këto fjalë duke shprehur brengosje për Evropën dhe duke mbrojtur diversitetin e mendimeve, feve, ideologjive e kombësive” tha Thaci duke shtuar se keto vlera na drejtojne edhe neve ne shtetin e ri te Kosoves.  “Shembullin me te mire e kemi Nobelisten  tone, Nanen Tereze. Këtë vit ajo do të shpallet e shenjtë, dhe ne që tani kemi filluar të festojmë dhe të urojmë që Nëna Terezë, nëna e kombit shqiptar por edhe  e Irlandës, Kalkutës dhe tërë botës, të jetë fanar inspirimi dhe shembull i përkushtimit jetësor ndaj mirëqenies dhe dashurisë për njëri-tjetrin" tha Thaci.  Ai po ashtu tha se, jemi ketu së bashku me juve të frymëzuar nga jeta dhe vepra e Nënës Terezë, shenjtores së të varfërve, dhe po e kujtojmë se ky nënqiell është tokë e plleshme ku shumë shekuj më pare  janë mbjelle farat e diversitetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit dhe se ky vit eshte i shenjte per ta kujtuar Nënën Terezë, dhe për ta shënuar rolin e gruas në luftimin e ekstremizmit por edhe në afirmimin e dialogut ndërfetar.

Ndersa kryeministri, Isa Mustafa,  tha mes tjerash se Kosova ka qenë historikisht rajon i diversitetit etnik, fetar e shoqëror dhe se Kosova tha ai është një shtet i ri, por me një kulturë të vjetër. “Ne ekzistojmë tash e 8 vjet si Republikë Parlamentare, por para më se 2 mijë vjetësh mu këndej është shpërndarë krishterimi. Ketu  ndodhi edhe ndarja e dy kishave, lindore ortodokse dhe asaj perëndimore katolike. Ndersa islami këtu është shpërndarë  para mbi 600 vjetësh, fillimisht nëpërmjet mistikëve sufi, e më vonë edhe nëpërmjet Perandorisë Osmane që sundoi gjatë në këto treva. Këtu ne kemi po ashtu bashkësi të vogla si protestantë, hebrenj, bektashinj dhe tarikate tjera. Prandaj të gjithë e përbëjnë një mozaik të pasur të besimeve dhe mozaik etnik në Kosovë”, tha kryeministri.  Duke folur për rëndësinë dhe rolin e femres tha se arsimimi, puna në familje e shoqërinë civile, është e një rëndësie të veçantë sikurse edhe e aktivisteve gra, qe është thelbësor në shoqëri. “Dëshiroj të potencoj se emancipimi dhe fuqizimi i rolit të gruas, është agjendë tepër e rëndësishme për promovimin e progresit shoqëror, perfshire edhe  emancipimin fetar”, tha kryeministri Mustafa.  Ai pjesmarresit  i informoi se Kosova tashme ka miratuar ligjet qe parandalojne shkuarjen ne  luftrat e huaja dhe se ka zbatuar  denime ndaj atyre qe i kane shkele keto ligje.

Ne permbyllje te Konferences  Nderfetare  eshte ndare edhe Çmimi i Kosovës për dialog ndërfetar për themeluesin e Komunitetit të Shen Egjidios  Monsinjor Vincenco Palja dhe kryetarin e posazgjedhur  te Londrës, Sadik Khan. Çmimet i ndau kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  duke  vlerësuar lart angazhimin e tyre për avancimin e dialogut nderfetar.








All the contents on this site are copyrighted ©.