2016-06-03 14:25:00

Genocidi i armenëve. Kreu i ipeshkvijve gjermanë kërkon pajtim ndërmjet Turqisë e Gjermanisë


Kreu i ipeshkvijve gjermanë, kardinali Marx, nuk ka asnjë dyshim për krimin e madh (siç e quajnë vetë ata, që e pësuan), kryer kundër armenëve. E nuk është krim lufte, kur shpesh teprohet me viktima, por shfarosje sistematike, genocid i mirëfilltë. Ky, mendimi i kardinalit Marx, kryetar i ipeshkvijve gjermanë, shprehur në një deklaratë, botuar nga agjencia Sir   pas votimit në Bundestag, që miratoi dje, me shumicë votash, rezolutën, e cila e quan “genocid” shfarosjen e më se një milion armenëve, kryer në vitin 1915.

Është detyrë ndaj pasardhësve të këtij populli, thekson kardinali Marx, por njëkohësisht edhe ndaj gjermanëve që, duke rishqyrtuar qëndrimet e tyre të gjysmës së shekullit XX, të kujtojnë se janë mësuesit më pak të përshtatshëm për t’u dhënë mësimin e historisë edhe popujve e tjerë. Aq më tepër sepse Reich-u gjerman, aleat i Otomanëve gjatë Luftës I Botërore, i njihte mirë këto fakte, por nuk bëri asgjë për të ndikuar mbi qeverinë e Kostandinopojës. Ishte e akullt, indiferenca, që vijon akoma sot, duke i mbuluar me turp të gjithë gjermanët, shkruan kardinali. Vështrimi mbi të kaluarën nuk duhet të jetë kurrë arsye për të larë hesapet e për t’i akuzuar kombet e tjera – vijon të nënvizojë kreu i ipeshkvijve gjermanë, duke parafrazuar disa fjalë të rezolutës parlamentare - por duhet të ndikojë fuqimisht për të hapur ardhmërinë e bashkëpunimit, duke parë përtej varreve të fajeve! Me këtë frymë Gjermania përgatitet për një shërbim, që synon të promovojë dialogun, bashkëpunimin e pajtimin ndërmjet Turqisë e Armenisë, në miqësi edhe me popujt e  tjerë.








All the contents on this site are copyrighted ©.