2016-05-31 14:26:00

Papa Françesku në meshën e mëngjesit: gratë, guximi i Kishës


Pasia e Zojës, pra vizita që Maria i bën kushërirës së saj Elizabetës, qe pjesa ungjillore, që komentoi Papa në meshën e mëngjesit. Shën Maria shkon të kryejë një shërbim, pa u lëkundur, pa menduar dy herë. Zoja, na thotë Ungjilli, shkoi shpejt e shpejt, me ngut, me nxitim, pavarësisht se ishte shtatzanë e mund të haste kusarë gjatë rrugës. Kjo vajzë 16-17 vjeçare, jo më shumë, shtoi Papa, ishte guximtare. Niset e shkon pa shumë fjalë:

“Guxim prej gruaje. Kemi gra guximtare në Kishë: janë si Zoja. Kemi gra, që kujdesen për familjen; gra, që edukojnë fëmijët, që përballojnë shumë vështirësi, shumë dhimbje, që kurojnë të sëmurët… Guximtare: ngrihen e shërbejnë, …shërbejnë. Shërbimi është shenjë e krishterë. Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk i shërben jetës. Shërbim plot gëzim: ky është qëndrimi, që dua të nënvizoj sot. Ka gëzim dhe shërbim. Gjithnjë për të shërbyer”.

Pika e dytë, në të cilën u ndal Papa, është takimi i Marisë me kushërirën. Këto dy gra, vërejti Ati i Shenjtë, takohen me gëzim të madh e në atë çast, gjithçka është festë. Ah sikur ta mësonin mirë këtë, shërbimin dhe takimin me të tjerët, sa shumë do të ndryshonte bota, uroi Papa Françesku








All the contents on this site are copyrighted ©.