2016-05-31 12:13:00

Papa, të burgosurve: mëshira e Zotit i liroftë zemrat tuaja


Thellësisht mirënjohës e me lutje pranë atyre, që përpiqen të mbrojnë dinjitetin e të burgosurve. Kështu u shkruan Papa Françesku në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, kapelanëve evropianë të burgjeve, që sot e nesër janë mbledhur në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Ndjesa jubilare për të burgosurit

Duke falenderuar Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore Evropiane dhe organizatorët e takimit me titull “Radikalizimi nëpër burgje: këndvështrim baritor”, Ati i Shenjtë u shpreh veçanërisht mirënjohjen kapelanëve të burgjeve, për kujdesin që tregojnë ndaj të burgosurve në Vitin e Mëshirës. Në mesazh përmendet Letra për dhënien e ndjesës së plotë me rastin e Jubileut, përsa u përket të burgosurve.

Mëshirë, hekura dhe liri

 “Mund ta marrin ndjesën e plotë – pohohet në Letër –  në kapelat e burgjeve”. E sa herë kalojnë portën e qelisë së tyre, duke menduar e duke lutur Atin Qiellor, ky gjest, vijon Letra, të jetë për ta si kalimi i Portës Shenjte, “sepse mëshira e Zotit, e aftë t’i shndërrojë zemrat, është në gjendje t’i kthejë hekurat në përvojë lirie”.








All the contents on this site are copyrighted ©.